Site icon Telegrafi

Obama i kërkoi Putinit ndaljen e dhunës në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i bëri thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë masa për të ndalur dhunën në Siri, ku viktimë janë popullata civile.

Presidenti i SHBA-ve në largim, këtë ketë çështje e diskutoi me Putinin në Samitin e Limës, gjatë një bisede katër-minutëshe.

Presidenti Amerikan kërkoi nga ai rus që të bëjë përpjekje të menjëhershme që të kufizojë dhunën në Siri, ndërsa theksoi e SHBA-të vazhdojnë ta mbështesin sovranitetin e Ukrainës.

Ky është takimi i parë i presidentit Obama me atë rus, pas fitores së Donald Trumpit, transmeton KosovaPress.

SHBA-të vazhdojnë ta akuzojnë Rusinë se po kryen sulme të vazhdueshme ndaj popullatës civile në Siri, nën deklarimin e saj, për kinse luftë kundër ISIS-it dhe luftëtarëve opozitar në Siri.

Exit mobile version