Site icon Telegrafi

Obama infektohet me coronavirus

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi të dielën se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se ish-Zonja e Parë e SHBA-së është mirë dhe nuk është infektuar me coronavirus.

“Kisha dhimbje fyti tash e disa ditë, përndryshe po ndihem mirë”, shkroi ai në llogarinë zyrtare në Twitter.

Obama tha gjithashtu se gruaja e tij, ish-zonja e parë Michelle Obama, ka rezultuar negative.

“Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe përforcuar”, tha ish-presidenti.

“Është një kujtesë e mirë që, edhe kur rastet zvogëlohen, duhet të vaksinoheni dhe të përmirësoheni nëse nuk e keni bërë tashmë për të ndihmuar në parandalimin e simptomave më serioze dhe infektimit të të tjerëve”.

Obama ishte kthyer së fundi në Uashington pasi kaloi pjesën më të madhe të dimrit në Hawaii. /Telegrafi/

Exit mobile version