Site icon Telegrafi

Obama hetohet nga FBI për skandalin e e-maileve të Clinton

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka përdorur një pseudonim për të komunikuar me Hillary Clinton, kur kjo ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit gjatë mandatit të parë të kabinetit Obama.

Ky fakt është në dosjet e FBI-së që hetojnë skandalin e emaileve të Hillary Clinton.

Mediat amerikane raportojnë se dokumentet e reja të FBI përmbajnë 200 faqe material dhe përfshijnë intervistat e ndihmësit me Clinton në lidhje me serverin privat të emailit që dyshohet se ka përdorur, duke përfshirë edhe të dhëna shtetërore.

Sipas FBI, Clinton shkëmbeu disa emaile me një person të panjohur, dhe pas hetimeve dyshohet të jetë një pseudonim i përdorur nga Barack Obama.

Pas këtij lajmi të bujshëm, nuk ka ende një reagim nga kandidatja demokrate për Presidente Hillary Clinton dhe as nga Shtëpia e Bardhë.

Exit mobile version