Barack Obama do të largohet nga Shtëpia e Bardhë pas dy muajsh, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të nesërme në Shtetet e Bashkuara.
Ndonëse ai do të jetë president i Shteteve të Bashkuara edhe për rreth 70 ditë, tashmë ka nisur bërja e bilanceve të dy mandateve të Obamës në Shtëpinë e Bardhë.
Një bilanc e ka përfundimin e tij prej kohësh: Barack Obama është presidenti më i buzëqeshur në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Atij i pëlqen të bëjë shaka dhe humor, të argëtojë njerëzit me të cilët punon dhe ata që takon, si pjesë e agjendës presidenciale, transmeton shekulli.
Një album fotosh e jep shumë qartë pamjen e një presidenti të çlirët, i cili për 8 vjet drejtoi SHBA-në.