Site icon Telegrafi

Obama e nënshkroi buxhetin, evitohet mbyllja e qeverisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka nënshkruar planin e buxhetit dyvjeçar të miratuar në Kongres, javën e kaluar, duke e evituar kërcënimin për mbylljen e institucioneve qeveritare.

Në ceremoninë e shkurtër të mbajtur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama theksoi se ligjvënësit ende duhet t’i miratojnë legjislacionet e shpenzimit, por ka shprehur besim se ata këtë do ta bëjnë me kohë dhe se me këtë legjislacion vendi do të lirohet nga kërcënimi për mbylljen e qeverisë në momentet e fundit.

Dita e sotme ishte afati i fundit për arritjen e planit buxhetor, ndërsa ka pasur rrezik që Shtetet e Bashkuara të mos i kryejnë obligimet e tyre financiare.

Me këtë plan përcaktohet buxheti për vitet fiskale 2016 dhe 2017dhe lehtësohen kulmet e shpenzimeve strikte duke lejuar ndarjen e shumës shtesë prej 80 miliardë dollarësh ndërmjet programeve ushtarake dhe të brendshme./Telegrafi/

Exit mobile version