Telegrafi

Obama dhe Shinzo Abe, mesazh paqeje nga Pearl Harbor

Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe të Japonisë kanë bërë një vizitë të përbashkët në Pearl Harbor, mbrëmjen e së martës, duke thënë dekalarata simbolike për fuqinë e pajtimit dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër luftës.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidenti amerikan, Barack Obama ishin në vendin ku nisi sulmi befasues i Japonisë, që i përfshiu Shtetet e Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.

“Si kryeministër i Japonisë, unë shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të përjetshme për ata që i kanë humbur jetët e tyre këtu dhe për shpirtrat e të gjithë atyre burrave dhe grave, që jetët e tyre u morën nga lufta, që filloi në këtë vend”, tha Shinzo Abe.
Ai nuk ka kërkuar falje për sulmin por tha se “ne nuk duhet kurrë t’i përsërisim tmerret e luftës”, raporton agjencia AP.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e falënderoi mysafirin e tij duke thënë se “ju mirëpres juve këtu në frymën e miqësisë” dhe shtoi se “shpresoj se së bashku ne dërgojmë mesazh në botë se më tepër duhet të fitohet në paqe se në luftë, se pajtimi bartë me vete më tepër përfitime se ndëshkime”. /tvklan.al/