Site icon Telegrafi

Obama dhe Putin biseduan me telefonin që nuk ekziston (Foto)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama së fundmi ka shfrytëzuar të ashtuquajturin “telefonin e kuq” në mënyrë që të kontaktojë me homologun e tij rus Vladimir Putin, për të biseduar për “kërcënime urgjente”.

“Telefoni i kuq” emër i njohur për linjën telefonike që gjatë Luftës së Ftohtë është përdorur ndërmjet Moskës dhe Ëashington-it, me qëllim shmangien e konfliktit nuklear, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, telefoni i vërtetë i kuq kurrë nuk ka ekzistuar. Në fillim përdoreshin teleprinterët, më pas telefaksi, kurse nga viti 2008 ky komunikim kryhet përmes e-mail-it.

Më herët ky sistem është përdorur gjatë kriza botërore siç janë: pushtimi i Afganistanit në vitin 1979 nga Bashkimi Sovjetik, si dhe i Irakut nga SHBA-të në vitin 2003, shkruan e përditshmja angleze “Telegraph”.

Hera e fundit kur është përdorur “telefoni i kuq” ishte gjatë tetorit të këtij viti, kur presidenti Obama i telefonoi Putinit për “ta paralajmëruar lidhur me hakerët rusë që kishin hakuar institucionet e SHBA-ve, dhe tentim ndikimin në zgjedhjet presidenciale”.

Obama i kishte bërë më dije Putinit, se Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë si “sulm të armatosur nëse vazhdojnë këto sulme kibernetike”. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version