Site icon Telegrafi

Obama dhe Netanyahu diskutojnë për kolonitë izraelite

Presidenti amerikan, Barack Obama pritet të diskutojë lidhur me kolonitë izraelite në takimin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, tha dje në mbrëmje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

“Administrata e Obamës është e shqetësuar lidhur me aktivitetin e vazhdueshëm të kolonive dhe efektet e saj mbi qëndrueshmërinë e mundshme të një shteti palestinez”, tha zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Ben Rhodes.

Takimi bilateral në Nju Jork para samitit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me gjasë i fundit mes liderëve ndërkohë që Obama është ende në Shtëpinë e Bardhë, vjen në pas prishjes së marrëdhënieve midis vendeve që kur u nënshkrua marrëveshja bërthamore e Iranit në vitin 2015.

Netanyahu deklaroi se “ka në plan të  falënderojë personalisht Obamën për ndihmën e madhe dhe të rëndësishme të dhënë për sigurinë e shtetit hebre”.

Exit mobile version