Site icon Telegrafi

Obama bisedon me udhëheqësit evropianë për Brexit

Presidenti Barack Obama tha të premten se kishte biseduar me Kryeministrin britanik David Cameron dhe është i bindur se Britania është e angazhuar për një tranzicion të rregullt në procesin e largimit nga Bashkimi Evropian.

Ai tha se kishte biseduar gjithashtu me kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar mbi rezultatin e papritur të votimit britanik në favor të largimit nga BE.

Presidenti Obama i bëri komentet gjatë një fjalimi në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni. Ai tha se beson që vendimi i papritur i britanikëve për t’u larguar flet për ndryshimet dhe sfidat që ka sjellë globalizimi.

Një gjë që nuk do të ndryshojë, tha presidenti Obama, është marrëdhënia e veçantë midis SHBA. dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Exit mobile version