Presidenti amerikan, Barack Obama në një tubim të mbajtur sot me mbështetësit demokratë në Michigan, theksoi se administrata e tij e ka shpëtuar në vitin 2008 shembjen e auto-industrisë dhe u kërkoi atyre që të votojnë për Hillary Klinton, për të mos shkuar kot ky progres.
“I gjithë ky progres do të shkojë poshtë, nëse ne nuk fitojmë nesër”, ka thënë Obama.
Ai u bëri thirrje amerikanëve që të marrin pjesë në bërjen e historisë, duke zgjedhur Hillary Klinton për të parën e Shtëpisë së Bardhë dhe ta refuzojnë Donald Trump, pasi siç tha ai ka “politikë të ligë”.
“Unë kërkoj nga ju që të bëni për Hillaryn, atë që keni bërë për mua”, tha Obama.