Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama në prag të përfundimit të mandatit të tij si kreu i vendit ka marr pjesë në emisionin e famshëm amerikan “The Tonight Show” të Jimmy Fallon.
Obamas i kanë mbetur vetëm edhe tetë muaj në këtë post. Jimmy Fallon në fillim të emisionit të tij, thotë se kjo është koha që të diskutohet për ato që Obama i ka arritur përgjatë atyre viteve, transmeton lajmi.net.
“Ishte nder dhe privilegj që të shërbej për ju si president i vendit përgjatë tetë viteve. Kur unë mora postin, vendi ynë po përballej me rënien më të keqe në histori. Që nga ajo kohë ne kemi hapur 14 milionë vende të reja pune dhe kemi ulur papunësinë deri në 5 përqind”, thotë Obama teksa forma e komunikimit të tyre merr kahje teje komike mes duartokitjesh dhe të qeshura nga publiku në sallë.
Një formë interesante e prezantimit të të arriturave dhe gjithë punën e tij gjatë mandatit, e të gjitha këto Jimy Fallon me ndihmën e presidentit i ngërthejnë me shaka.