Presidenti Barack Obama anuloi atë që do të ishte takimi i tij i parë me presidentin filipinas, Rodrigo Duterte, pasi Duterte e ka përshkruar Obamën në terma vulgare, ka thënë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Duterte, një popullist i njohur për komentet e tij dhe për fushatën e tij kundër drogave të paligjshme me anë të së cilës mijëra njerëz kanë vdekur, e përshkroi Obamën si një “bir i një kurve” para gazetarëve të hënën, një ditë përpara takimit të planifikuar në Laos , ku udhëheqësit e Azisë së Jugut janë takuar për samitet vjetore.
Ndërkaq, po sipas medieve të huaja, Obama ka mësuar rreth fyerjes që i është bërë pasi ishte larguar samiti i G20 në Hangzhou të Kinës.
Në një konferencë shtypi, ai tha se i kishte thënë ndihmësit e tij për të folur me zyrtarët filipinas “për të gjetur nëse është kjo, në fakt, një kohë ku ne mund të kemi disa biseda konstruktive dhe produktive”, duke lënë dyshime se takimi do të realizohej siç ishte planifikuar.
Në vend të kësaj, përcjell Telegrafi, Obama tani ka në plan të takohet të martën me presidentin e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, tha Ned Price, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë – një takim, ku përgjigja ndaj testeve të fundit të Koresë së Veriut raketore pritet të jetë në rendin e ditës.
Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo nuk është hera e parë që Duterte ka “mallkuar” në një udhëheqës botëror. Ai e quajti Papa Franceskun një “bir i një kurve” në maj, dhe e quajti ambasadorin e SHBA-ve, Philip Goldberg një “djali gay i një kurve”. /Telegrafi/