Presidenti amerikan Barack Obama në një artikull autorial të botuar në CNN, ka shkruar se Shtetet e Bashkuara në bashkëpunim me kompanitë private do të organizojnë dërgimin e njerëzve në Mars, në vitin 2030.
Obama ka premtuar se do të bashkëpunojë me kompanitë private për të ndërtuar një lloj të ri të vendit të qëndrueshëm, për të dërguar astronautët në misione të gjatë në hapësirë, transmeton Telegrafi.
“Kemi vendosur një objektiv të qartë për kapitullin e ardhshëm amerikan në univers. Dëshirojmë të dërgojmë njerëz në Mars dhe t’i kthejmë në mënyrë të sigurtë në tokë, dhe e gjithë kjo planifikohet të ndodhë në vitin 2030, duke shpresuar se një ditë atje të qëndrojnë edhe për një periudhë më të gjatë kohore”, ka shtuar Obama.
“Shkuarja në Mars do të kërkojë bashkëpunim të vazhdueshëm mes qeverisë dhe kompanive private, gjë që kjo është duke ndodhur. Gjatë dy viteve të ardhshme, kompanitë private, për herë të parë, do të dërgojnë astronautët në Stacionin Ndërkombëtarë të Hapësirës”, ka shkruar presidenti amerikan. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=s1bhxrtOZ9Q