Site icon Telegrafi

“O sa mirë” vizitojnë ministrin Shala (Foto)

Seriali i shumëpëlqyer komik “O sa mirë” do të vijë së shpejti me sezonin e ri.

Aktorët, të cilët pas dy sezoneve jashtëzakonisht të suksesshme u bënë shumë të dashur për publikun shqiptar, janë pritur sot  nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, transmeton Telegrafi.

Me rastin e fillimit të sezonit të tretë të seralit, aktorët dhe ekipa morën lëvdata të shumta nga ministri, i cili theksoj se “O sa mirë” është seriali i tij i preferuar.

Sipas producentit, Fisnik Vejsa, sezoni i tretë do të filloj transmetimin me 12 tetor dhe do të vijë me disa ndryshime, të cilat janë befasi për shikuesit. /Telegrafi/

Exit mobile version