Telegrafi

“O Sa Mirë” do transmetohet në një prej televizioneve nacionale të Kosovës

Seriali i shumëpëlqyer komik, “O Sa Mirë”, do të fillojë transmetimin në një prej televizioneve nacionale të Kosovës.

Derisa jemi në pritje të episodeve të reja, plot humor e satirë të hit-komedisë televizive bëhet e ditur se sezoni 2016/2017 do të transmetohet në KTV.

Lexo po ashtu “O Sa Mirë” do transmetohet në një prej televizioneve nacionale të Kosovës

Bëhet e ditur se fillimi i shfaqjes së episodeve të reja do të nisë shumë shpejtë, mirëpo akoma nuk janë dhënë informacione për ditën e saktë.

Kemi raportuar se pjesë e “O Sa Mirë” janë edhe aktorët e dashur të humorit, Stupcat.

Ndërsa më poshtë jua risjellim listën e personazheve të serisë komike. /Telegrafi/