Seriali i njohur komik “O Sa Mirë” do të sjell një episod të ri, plot të qeshura edhe këtë të diele.
Kësaj radhe, personazhet ‘Olta’, ‘Qabi’ edhe ‘Llukmani’ kanë udhëtuar në disa qytete jashtë vendit për të realizuar skenat e reja.
Të qeshura në episodin e 107-të, do të kemi nga Milano, Cyrihu dhe Baseli, ndërsa duket se është pikërisht ‘Qabi” ai që është bërë si një urëlidhëse mes xhirimeve në vend dhe diasporës, e cila po konsiderohet si tokë “e jona” falë serialit më të ndjekur në vend.
Ndërkohë nga ana tjetër, në mungesë të profesoreshës së rreptë dhe drejtorit, studentet e kolegjit do të bëjnë festë, si “minjtë” që hedhin valle kur macja nuk është aty.
Nga promoja e publikuar në YouTube, që paralajmër0on episodin e ri të së dielës, vërehet edhe një ndryshim në karakterin e personazhit “Çbane”, vajzës rigoroze nga Tropoja, e cila dita-ditës po bëhet më e çiltër.
Me një pal syze dhe veshje “trenyd”, rigorozja “Çbane” duket se do të vijë më moderne se asnjëherë në episodin e 107-të të serialit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VHfc_6nbDzA&feature=youtu.be