Telegrafi

“O Sa Mirë” sjell situata komike edhe në episodin e 96-të (Video)

Seriali i njohur komik “O Sa Mirë” ka ardhur sot për të gjithë ndjekësit e tij të rregullt me episodin e 96-të.

Plot situata komike nga aktorët më të njohur të momentin, janë rezervuar për publikun edhe në këtë episod të ri të serialit.

Episodi 96-të i “O Sa Mirë” karakterizohet me rikthimin e ‘Sasës’, e cila kishte dy episode që mungonte, teksa është bërë e ditur javën e kaluar se rolet ‘Plepi’ dhe “turku’, përkatësisht aktorët Erblina Ajazi dhe Rifat Smani nuk do të jenë më pjesë e këtij seriali.

Sido që të jetë, seriali vazhdon të tërheq vëmendjen me rolet më të suksesshme të momentit si: ‘Citi’, ‘Jana’, ‘Lugina’, ‘Xhbanja’ etj.

Një risi në këtë sezon të “O Sa Mirë” është edhe aktori i ri Ridvan Murati, i cili luan rolin e një djali të ardhur nga diaspora. /Telegrafi/