Tashmë është përhapur lajmi se “O Sa Mirë” do të rikthehet me personazheve të reja.
Megjithatë historia mbetet po e njëjta, por artistët që do të jenë pjesë e këtij seriali do të jenë të rinj.
Seriali ka hapur tashmë audicionin, për të pranuar aplikime nga aktorët e rinj që duan të jenë pjesë.
Kjo është thirrja e bërë publike nga O Sa Mirë”:
“Po fillon, po fillon, po rikthehet Historia e vjetër me artistë të rinj.
A keni dëshirë të bëheni pjesë e Audicionit të Serialit “O sa Mirë” ?
Ju mirëpresim.
Jemi duke u bashkuar të gjitha trojet Shqiptare në një vend, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, besa edhe prej Diaspores.
E keni mundësin, e keni momentin të bëheni pjesë të ekipit ma te madh e më argëtues Artistik O Sa Mirë.
Mos harro! Prej 01.11.2024 e deri me 15.11.2023.
Për audicion
Dërgoni një video 2 min, tregoni talentin dhe aftësitë tuaja artistike…
Në këtë email:
info@osamire.al
Ti bën që dikush të qesh, ti je i ftuar tek O Sa Mirë.
Kjo s’është shkollë, kjo o diçka ma tepër..
O Sa Mirë me qene me Ju”, shkruhet në njoftim. /Telegrafi/