Telegrafi

“O Sa Mirë” rikthehet si ‘reallity show’, Shuki i bashkohet kastit të aktorëve

Tashmë është bërë e ditur që seriali i shumëpëlqyer dikur, “O Sa Mirë” do të rikthehet shumë shpejt në ekran.

Historia e dikurshme po rikthehet me aktorë të rinj, por që koncepti i serialit do të jetë tashmë më ndryshe.

Telegrafi ka mësuar se “O Sa Mirë” tani nga një shkollë, është shndërruar në një spektakël (reallity show), me aktorë që do të luajnë rolet e banorëve si të mbyllur në një shtëpi.

Ky inspirim duket se vjen nga interesimi i madh që po shprehin shqiptarët kohëve të fundit për formatet e tilla.

E teksa pjesë e kastit do t’i bashkohen aktorë të rinj, një prej tyre do të jetë befasi.

Kjo pasi pjesë e serialit pritet të jetë prezantuesi i famshëm Mentor Shuki, i cili mesa duket së fundmi ka vendosur që t’i dutet edhe rrugës së aktrimit.

Lokacioni i xhirimeve të serialit tashmë është vendosur dhe shumë shpejt pritet të fiullojnë edhe xhirimet. /Telegrafi/