Site icon Telegrafi

“O Sa Mirë” po rikthehet këtë vit!

Dikur ishte një nga serialet humoristike më të shikuara në vend, por pas disa sezonesh “O Sa Mirë” vendosi të ndalojë prodhimin.

Megjithatë duket se 2023-ta do të jetë vit i rikthimit për serialin e shumë shikuar, i cili krahas humorit në vazhdimësi ka promovuar kulturat dhe dialektet e trojeve të ndryshme shqiptare.

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se organizatorët tashmë i janë përveshur punës që ta sjellin këtë serial në një format të ri.

Koncepti i diversitetit do të mbetet i njëjtë, por duket se skenari do të jetë më ndryshe.

Që tani kanë filluar përgatitjet me realizimin e audicioneve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut dhe diasporë, gjersa nga tetori seriali do të jetë në transmetim.

Mbetet të shihet se në çfarë koncepti do të vijë sërish ky format i shumë shikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version