Telegrafi

“O sa mirë” formon parti të re politike

Meqë jemi në prag të verës, edhe këtij sezoni të serialit “O sa mirë” i erdhi fundi.

Burime të afërta me Telegrafin bënë të ditur se këtë javë mbaron episodi i fundit i këtij seriali, ndërsa nga shtatori e tutje ndryshime të mëdha do të përfshihen në “O sa mirë”.

Ky serial korri suksese të mëdha, por që në vazhdim me gjasë shkolla do të mbyllet për t’i lënë radhën një partie politike me emrin “OSM”.

Në tetor planifikohen të mbahen këto zgjedhje, ku partia OSM do të marrë pjesë me të gjithë stafin e saj intelektual.

Se a do t’i fitojnë këto zgjedhje pritet të shohim, por që Telegrafi do të bëjë edhe një intervistë me zëdhënesen e partistë OSM, Sasën për të kuptuar detaje të reja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë

Siç duket ata janë inspiruar nga numri i madh i partive politike në vend dhe për këtë kanë vendosur t’i japin një kahje të re, e cila nuk ka dyshim se do jetë tejet interesante për t’u parë. /Telegrafi/