Telegrafi

‘O sa mirë’ drejt fundit total? E vërteta qëndron ndryshe

Seriali komik “O Sa Mirë”, është kthyer në një nga serialet më të dashur për publikun.

Një status i publikuar sot (e hënë) nga aktori i serialit,  Jeton Zogiani ngjalli dyshime për fundin e serialit.

‘Po i vie fundi’, kishte shkruar ‘Hakiu’ në Facebook. Por a do përfundojë vërtet seriali?

Lexo po ashtu Xhesikën nuk e lënë të flejë, Citi bën të fortin, Sasa bën... veten – shikojeni episodin e 112-të të “O Sa Mirë” (Video)

Telegrafi nga burime pranë “O Sa Mirë” mëson se bëhet fjalë për mbylljen e sezonit të ri të tij.

“O Sa Mirë” do të vazhdojë transmetimin me sezonin e ri në shtator, pas përfundimit të këtij sezoni. /Telegrafi/