Seriali komik “O Sa Mirë”, është kthyer në një nga serialet më të dashur për publikun.
Një status i publikuar sot (e hënë) nga aktori i serialit, Jeton Zogiani ngjalli dyshime për fundin e serialit.
‘Po i vie fundi’, kishte shkruar ‘Hakiu’ në Facebook. Por a do përfundojë vërtet seriali?
Telegrafi nga burime pranë “O Sa Mirë” mëson se bëhet fjalë për mbylljen e sezonit të ri të tij.
“O Sa Mirë” do të vazhdojë transmetimin me sezonin e ri në shtator, pas përfundimit të këtij sezoni. /Telegrafi/