Seriali i mirënjohur kosovar ‘O sa mirë’ po vazhdon rrugëtimin e suksesshëm me shfaqje në ekranet televizive.
E krahas kësaj, serialit po i shtohen role dhe personazhe të reja, të cilët do të trazojnë ‘kasën’ e vjetër të filmit.
Një prej tyre është edhe pejania Arta Nitaj, e cila do të paraqitet me rolin e Xhesika Kolollit.
Telegrafi mëson se aktorja do të luajë rolin e ‘Missit të Klasës’ pas së cilës vrapojnë të gjithë meshkujt e klasës, por edhe disa profesorë të shkollës.
Por, një prej aktorëve i ka rrëmbyer tashmë zemrën bukuroshes, e cila në ditët në vazhdim do të bëhet e ditur se për kë bëhet fjalë.
Tashmë simpati për aktoren ka shfaqur ‘Rrahmon Havolli’, i cili i ka kërkuar edhe ndihmën e gjakovarit ‘Arbnor Ramabajës’ në mënyrë që ta bëj për vete ‘Xhesikën’.
Ndryshe, këtë të shtunë do të shfaqet edhe episodi i 101 që pritet të ketë befasi të shumta. /Telegrafi/
https://youtu.be/YJ6kaCP-WQk?t=1442