Nga: Laurie Anderson
Përktheu: Fadil Bajraj
O Mbinjeri. O gjykatës. Oj Nënë e Baba. Nënë e Baba.
O Mbinjeri. O gjykatës. Oj Nënë e Baba. Nënë e Baba.
Tung. Bash tashti nuk jam në shtëpi. Por nëse doni të lini porosi,
ia filloni në zërin e tingullit.
Alo? Jam Nëna jote. A je aty? A do të vijsh
në shtëpi?
Alo? A është kush në shtëpi? Paj, ti s’më njeh mua,
por unë të njoh ty
dhe e kam një porosi të të jap.
Ja ku po vijnë aeroplanët.
Kështu që më mirë bëhu gati. Gati për t’u nisur. Mund të vish ashtu
ashtu siç je, por duhet të paguash në dorë. Paguaj në dorë.
E unë thashë: Në rregull. Vërtet, kush je ti? E zëri tha:
Kjo është dorë, dorë që merr.
Kjo është dorë, dorë që merr.
Kjo është dorë, dorë që merr.
Ja ku po vijnë aeroplanët.
Janë aeroplanë amerikanë. Të prodhuar në Amerikë.
Tymosin apo nuk tymosin?
E zëri tha: As bora as shiu as terri i
natës s’mund t’i ndalë këta korrierë nga
përmbushja e shpejtë e caqeve të shënuara.
‘Ngase kur s’ka dashuri, gjithmonë ka drejtësi.
E kur s’ka drejtësi, gjithmonë ka fuqi mbi fuqi.
E ku dështon fuqia, aty gjithmonë gjendet Nëna. Tung Nëno!
Prandaj mbamë, Nëno, në duart tua të gjata. Prandaj mbamë, Nëno,
në duart tua të gjata.
Në duart tua automatike. Duart tua elektronike.
Në duart tua.
Prandaj mbamë, Nëno, në duart tua të gjata.
Duart tua petrokimike. Duart tua ushtaraka.
Në duart tua elektronike.
________