Telegrafi

N’Zonzi shihet në aeroportin e Londrës, Arsenali dhe Evertoni në garë për shërbimet e tij

SEVILLE, SPAIN - AUGUST 22: Steven N'Zonzi of Sevilla FC looks on during the UEFA Champions League Qualifying Play-Offs round second leg match between Sevilla FC and Istanbul Basaksehir F.K. at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on August 22, 2017 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Arsenali dhe Evertoni thuhet se janë në bisedime me mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi për një transferim të tij gjatë dimrit në Ligën Premier.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, mesfushori i Sevillas ka fluturuar në drejtim të Londrës gjatë të martës mbrëma.

Këtë fluturim, Arsenali dhe Evertoni do ta shfrytëzojnë për të mbajtur bisedime me N’Zonzin për një transferim të mundshëm në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Arsenali e gatshme të transferoj francezin N’Zonzi

Ish-ylli i Stoke Cityt u fotografua duke ecur nëpër aeroportin Gatwick me një çantë në shpinën e tij, ndërsa një burrë tërhiqte një valixhe të madhe pranë tij.

N’Zonzi gjatë një dueli me bashkëkombësin e tij Alexandre Lacazette (Getty Images)

Besohet se N’Zonzi është në kryeqytetin anglez për të vizituar djalin e tij.

Por, mediumi thekson se dyshja e Ligës Premier do të shfrytëzojë rastin për të diskutuar një lëvizje të tij në Angli.

Lexo po ashtu Granit Xhaka do të bëhet më i mirë te Arsenali me ardhjen e Steven N'Zonzit

Ai nuk ka luajtur për klubin spanjoll qysh nga fillimi i këtij muaji dhe largimi i tij thuhet se është i kryer edhe pas deklaratave të mesfushorit.

“E ardhmja ime është qartësisht diku tjetër, larg Sevillas. E vetmja gjë që më vjen keq është mënyra se si po përfundon kjo”, ka deklaruar N’Zonzi. /Telegrafi/