Arsenali dhe Evertoni thuhet se janë në bisedime me mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi për një transferim të tij gjatë dimrit në Ligën Premier.
Sipas tabloidit britanik Daily Mail, mesfushori i Sevillas ka fluturuar në drejtim të Londrës gjatë të martës mbrëma.
Këtë fluturim, Arsenali dhe Evertoni do ta shfrytëzojnë për të mbajtur bisedime me N’Zonzin për një transferim të mundshëm në Ligën Premier.
Ish-ylli i Stoke Cityt u fotografua duke ecur nëpër aeroportin Gatwick me një çantë në shpinën e tij, ndërsa një burrë tërhiqte një valixhe të madhe pranë tij.
Besohet se N’Zonzi është në kryeqytetin anglez për të vizituar djalin e tij.
Por, mediumi thekson se dyshja e Ligës Premier do të shfrytëzojë rastin për të diskutuar një lëvizje të tij në Angli.
Ai nuk ka luajtur për klubin spanjoll qysh nga fillimi i këtij muaji dhe largimi i tij thuhet se është i kryer edhe pas deklaratave të mesfushorit.
“E ardhmja ime është qartësisht diku tjetër, larg Sevillas. E vetmja gjë që më vjen keq është mënyra se si po përfundon kjo”, ka deklaruar N’Zonzi. /Telegrafi/
Steven Nzonzi spotted at Gatwick Airport… Heading to Arsenal? 👀✍🏾 pic.twitter.com/FqbWylS7xe
— ⬡ (@HEXORCIZT) December 19, 2017