Telegrafi

N’Zonzi e do kalimin te Juventusi

Mesfushori i Sevillas, Steven N’Zonzi, është pajtuar që ta kalojë te Juventusi në këtë verë. 

N’Zonzi së fundmi ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Barcelona, nëse trajner do të bëhej Jorge Sampaoli.

Mesfushori 28 vjeçar ka një klauzolë prej 40 milionë euro dhe mësohet se Sevilla se do ta pres këtë shifër.

Sevilla e do Mario Leminan që të futet në marrëveshje dhe Juventusi e vlerëson lojtarin 20 milionë euro.

Me N’Zonzin në mesfushë Juventusi do të forcohej në mesfushë pasi aty e ka edhe Sami Khedira, Miralem Pjanic dhe Claudio Marchisio.

Juve është vënë edhe pas Douglas Costa, Patrik Schikut dhe Wojciech Szczesnyt. /Telegrafi/