Telegrafi

N’Zonzi drejt largimit nga Roma, tri skuadra e duan mesfushorin francez

Steven N'Zonzi. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Steven N’Zonzi pritet të jetë njëri nga lojtarët e parë që do të largohet nga Roma.

Mesfushori francez u transferua me shumë bujë tek klubi italian por ka dështuar t’i tregojë aftësitë e tij.

Për ta transferuar N’Zonzin nga Sevilla, Roma kishte paguar 30 milionë euro tek klubi andaluzian.

Steven N’Zonzi. (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Por kampioni i Botës me Francën do të largohet me të përfunduar sezoni i sivjetmë në Serie A.

Sevilla, Arsenal dhe Monaco janë tri skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e N’Zonzit.

Roma është e gatshme ta lë të lirë lojtarin të largohet por synon të fitojë së paku 25 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/