Telegrafi

Nxori kyçin e këmbës duke vrapuar së prapthi, ndaloi dhe e vuri sërish në vend (Video)

Tony Fianu po festonte fitoren e një loje golfi që u zhvillua të Gjeorgji të Shteteve të Bashkuara, kur rrëshqiti dhe nxori kyçin e këmbës.

I entuziazmuar që arriti pikë rekorde, 27-vjeçari nisi të vraponte së prapthi, duke mos i kushtuar vëmendje se ku hidhte hapat, transmeton Telegrafi.

Megjithëse pësoi një moment shumë të dhimbshëm, ai nuk ndaloi, por e vuri sërish në vend.

Nuk është bërë e ditur, nëse Fianu e ka trajtuar kyçin e këmbës së majtë, si dhe a do ta ndalojë atë të merr pjesë në vazhdimin e garës së golfit. /Telegrafi/