Nëpër rrjete sociale qarkullojnë jo pak foto të personazheve publike para dhe pas ndërhyrjeve që mund të kenë kryer në dukjen e tyre.
E kështu ka ndodhur së fundmi edhe me reperen e njohur shqiptare, Loredana Zefin.
Një llogari në Instagram kishte ndarë një foto të reperes se si dukej në foto dhe si dukej në të vërtetë.
Megjithatë, një reagim nuk mungoi nga artistja me famë ndërkombëtare, e cila shihet se nuk e kishte problem këtë.
Ajo komentoi një ‘emoji’ të zemrës së kuqe, duke e pëlqyer edhe këtë pamje të saj.
Ndonëse nuk ka folur për ndërhyrjet, Zefi vërehet dukshëm që ka bërë disa ndryshime.
Sidoqoftë, ajo pëlqehet mjaft shumë nga publiku dhe tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve. /Telegrafi/