Zhytësit e kanë nxjerrë valixhen tretë, me mbetjet e një trupi të dekompozuar, që i përkiste një prej viktimave të një vrasësit serik në Qipro, që thuhet të jetë i pari në këtë shtet Mesdhetar.
Nicos Metaxas ka bërë të ditur se i ka mbytur shtatë gra të huaja dhe trupat e tyre i ka futur në valixhe, para se t’i hedhë në një liqe të mbushur me mbetje toksike, duke bërë që të fillojnë kërkimet e menjehershme, transmeton Telegrafi.
Trupi që është gjetur mëngjesin e sotëm, besohet se i përket Maricar Valtez Arquiola nga Filipinet.
Kapiteni i armatës, që u zbulua pa dashje, po vazhdon të qëndrojë në mbajtje dhe ende nuk është dënuar, për prasjen e pesë grave dhe dy bijave të njrës prej tyre, vepra të cilat i pranoi para gjykatës. /Telegrafi/