Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.
Rasti ka ndodhur në veri të Mitrovicës, më 9 korrik në ora 00:37.
“Policia ka pranuar informatën se në afërsi të një lokali është djegur një flamur. Pas shikimit të video-incizimeve është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit”, thuhet në raport.
Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/