Receta për smoothie nga rrushi – e shijshme dhe shëruese!
Edhe nëse jeni adhurues i rrushit të bardhë apo të zi, në të dyja rastet ka një sërë dobish për shëndetin.
Rrushi është i pasur me antioksidante, ndihmon në uljen e kolesterinës dhe përflakjeve, por është edhe burim i mirë i vitaminave, posaçërisht i vitaminave C dhe K.
Fibrat e rrushit nxisin tretjen dhe pengojnë kapsllëkun, mirëpo dobitë nuk kanë fund, transmeton Telegrafi.
Rrushi është aleat i mirë në preventivën e sëmundjeve të zemrës, ndihmon në humbjen e peshës trupore dhe përmirëson shëndetin e syve.
Arsye të mjaftueshme që për racionin tjetër të bëni smoothie nga rrushi.
Përbërësit:
– 50 gramë spinaq;
– 140 gramë rrush;
– 1 banane;
– 1 lugë fara chia;
– 1 filxhan kokrra akulli.
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni derisa të përftoni tretje homogjene. /Telegrafi/