Një grua e paidentifikuar që donte të udhëtonte nga Liverpuli për në Barcelonë, është nxjerrë nga aeroplani, paras se të nisej për fluturim.
Ajo ka filluar të shajë udhëtarët me fjalët më banale dhe më pas është bërë edhe më e dhunshme, pasi ka filluar ta rrahë nënën e saj, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e aeroportit janë njoftuar me rastin dhe i kanë kërkuar që ajo të del përjashta menjëherë. Meqenëse nuk bindej, është dashur të përdoret forca dhe të largohet nga bordi i Easy Jet.
Në anën tjetër, nëna e saj është larguar vullnetarisht dhe e ka shoqëruar të bijën.
Kompania i ka kërkuar falje udhëtarëve për vonesën, sepse fluturimi është dashur të shtyhet për një kohë. /Telegrafi/