Shoqet nga North Yorkshire, kishin vizituar një sallon për nxirje artificiale me sprei, ku mbetën me ten të padëshiruar.
Laura Denton dhe Rosie Berry iu ishte thënë se do të kenë ‘lëkurë shumë më të këndshme’, por ato u tmerruan kur e panë vetën në pasqyrë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse 29-vjeçaret pritën që të kenë lëkurë ngjyrë bronzi, u dëshpëruan kur trupi njërës u bë ‘kafe mbyllët, ndërsa i tjetrës gjelbër’.
“Vrapuam deri në veturë, që të mos na shihte askush. Kur shkuam në shtëpi, u lamë për më se 45 minuta me ujë të valë”, shkruan në imazhin që e shpërndanë në rrjetet sociale.
Ato janë ankuar te zyrtarët e sallonit, ndërsa kërkuan nga të tjerët që të kenë kujdes kur vendosin se ku do ta bëjnë nxirjen artificiale. /Telegrafi/