Ky është momenti rrëqethës kur një nxënëse për pak sa nuk shtypet nga autobusi dykatësh.
Shoferi i autobusit ka arritur të frenoj me kohë që ta shpëtojë vajzën nga lëndimet serioze, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në rrugën Didsbury në Stockport, Greater Manchester.
Në video shihet se si vajza kalon rrugën duke ecur ngadalë, duke mos parë që autobusi po vinte në drejtim të saj duke lëvizur me mbi 60 kilometra në orë.
Në momentin që i afrohet autobusi, shoferi frenon dhe vajza për disa momente nuk shihet fare. Megjithatë ajo ngritet në këmbë dhe vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/