Derisa po hynin në një shkollë në Birmingham të Anglisë, nxënësit kanë shikuar të hutuar, disa nëna që u përleshën para dyerve, ndërsa të pranishmit provonin t’i ndanin.
Nuk dihen motivet e përleshjes së tyre, që ka ndodhur në momentin kur po i dërgonin fëmijët e tyre në shkollë, transmeton Telegrafi.
“E detyrova fëmijën tim të hynte shpejtë brenda, që të mos e shihte atë skenë” ka thënë një prind për momentin dramatik.
Raportohet se aty është ftuar edhe policia, por që nuk ka kryer ndonjë arrestim, por u sigurua nëse gjithçka përfundoi në rregull. /Telegrafi/