Telegrafi

Nxënësit në Shqipëri e nisin javën me himnin kombëtar, Rama: Tradita e re në shkolla

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë sot një video në rrjetet sociale ku shfaqen nxënësit e shkollave teksa në orën e parë të mësimit të gjithë me dorë në zemër këndojnë “Himnin e Flamurit”.

Kjo ishte një nga direktivat e kryeministrit për ta bërë traditë këndimin e himnit çdo fillim jave në të gjitha shkollat e vendit.

Qëllimi i këtij vendimi është forcimi i ndjenjës patriotike tek brezi i ri.

“Dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, “rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin  e tij. /Telegrafi/