Site icon Telegrafi

Nxënësit mësohen të shkruajnë me të dy duart në të njëjtën kohë (Video)

Vp Sharma është themeluesi i një shkolle fillore në Indi, që ka krijuar lëndën e të shkruarit me të dy duart njëherësh.

Derisa dhjetë për qind e njerëzve shkruajnë me dorën e majtë, vetëm një për qind mund të shkruajë me të dy duart, transmeton Telegrafi.

Këtë formë të veçantë e kanë mësuar 300 nxënësit që vijojnë këtë shkollë, fal 45 minutave ushtrime në ditë.

“Filluam vetëm me disa klasë dhe ata ndiheshin mirë, sepse u pëlqente shumë. Prandaj, vendosëm që të gjithë ta aplikojnë”, ka thënë Sharma lidhur me rastin.

Prej klasës së tretë, të gjithë fëmijët nisin të shkruajnë me dy duar, derisa ata të klasës së shtatë janë në gjendje të shkruajnë edhe në dy gjuhë të ndryshme. /Telegrafi/

https://youtu.be/Hwb9fPFQu_4

Exit mobile version