Një mësuese që dëshiroi të ndihmonte nxënësit e saj të shohin se si duken pjesët e trupit në Anatomi, ka marrë komente të shumta në rrjetet sociale, për përpjekjet e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Verónica Duque, e cila ka dhënë mësim për 15 vjet, ishte veshur me një kostum të plotë të trupit, ku ishin të ngjyrosur organet e trupit.
Madje, ka qenë burri i saj që ka postuar në Twitter foto me gruan e tij duke mësuar klasën e fëmijëve 8-9 vjeç, me përkthim nga spanjisht, duke shkruar: “Shumë krenar për këtë ide dhe jam me fat që kam këtë grua”.
“Sot ajo u shpjegoi anatominë njerëzore studentëve të saj në një mënyrë shumë origjinale. Dhe fëmijëve kjo u pëlqeu”.
“E shkëlqyeshme. Spektakolare. Inteligjente. Mjeshtëri. Me siguri studentët nuk do ta harrojnë këtë në jetën e tyre”, ka qenë një nga komentet e shumtë në rrjetet sociale.
Verónica, e cila ligjëron shkencë, art, anglisht dhe spanjisht, i tha Bored Panda se ajo vërejti kostumin e trupit në internet dhe mendoi se ia vlente ta provosh.
Ajo thuhet se shpesh befason studentët e saj në mënyra të tjera, duke përfshirë veshjen e maskave kur jep mësime të historisë. /Telegrafi/