Telegrafi

Nxënësit e shkollës “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë po vazhdojnë protestat (Video)

Këshilli i Prindërve i Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë është duke e vazhduar protestën edhe të hënën.

Prindërit dhe nxënësit e SH.F.M.U “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë, kanë mbajtur protestë dhe bojkot të mësimit në oborrin e shkollës edhe më 3 shtator.

Lexo po ashtu Prindërit në protestë: Komuna e Fushë Kosovës ia dha objektin e ri, shkollës 'Mihal Grameno'
Lexo po ashtu Nxënësit e Shkollës “Daut Bugujevci” në Fushë Kosovë vazhdojnë protestat dhe bojkotin e mësimit

Ndryshe, protestat e prindërve dhe nxënësve të kësaj shkolle vijnë si shenjë pakënaqësie me vendimin e Komunës së Fushë Kosovës, që objekti i ri i shkollës, të destinuar për nxënësit e shkollës “Daut Bogujevci”,  t’ia ofrojë SH.M.M.U “MIHAIL GRAMENO” për nxënësit e saj. /Telegrafi/