Site icon Telegrafi

Nxënësit e shkollave braktisin orët mësimore për të marrë pjesë në tubimet partiake? (Video)

Gazetarë anonim deri te CIVIL ka dorëzuar inçizime dhe fotografi për keqpërdorimin e fëmijëve në fushata zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtorë, profesorë dhe nxënxës prej shumë shkollave në Saraj kanë braktisur orët mësimore për të marrë pjesë në tubime me qytetarët nën organizim të BDI-së, njofton Civil.

Pavarësisht fushatës elektorale, rast për tubim ishte edhe vendosja e luleve në monumentin e Isa Boletinit, me rastin e Ditës së Flamurit shqiptar në Saraj, nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Para fillimit të takimit, është sanuar edhe hapësira e monumentit.

CIVIL në një konferencë shtypi më 28 nëntor, e cila paraqiti një raport mbi parregullsitë zgjedhore të fushatës, bëri thirrje deri te partitë politike për t’i lënë fëmijët të qetë dhe përmes tyre të mos ushtrohet presion mbi prindërit. /Telegrafi/

Exit mobile version