Nxënësit e shkollave të kryeqytetit kanë bërë 433 mijë mungesa për vetëm 4 muaj.
Sipas drejtuesve të disa institucioneve arsimore, një pjesë e tyre janë bërë nga nxënës që punojnë e pjesa tjetër kanë mungesë motivimi për mësim.
“Në këtë orë mësimi mungojnë vetëm gjashtë nxënës”, thotë një profesor në shkollën “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë, duke e cilësuar si sukses atë ditë që mungojnë vetëm gjashtë nxënës.
Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Blerim Gërvalla e pranon se mungesa e nxënësve është problem në këtë shkollë.
“Vetëm këtë vit prej diku 950 nxënës të regjistruar në gjysmëvjetorin e parë janë regjistruar 30 mijë mungesa ndoshta diçka edhe më shumë”, ka thënë ai për Klan Kosova.
“Arsyeja kryesore është mos motivimi i këtyre nxënësve për të ardhur në shkolla. Vinë nganjëherë prindërit dhe thonë për çdo ditë e kam pru në oborr të shkollës kur e sheh nxënësi ka mbet pa asnjë notë, ne i lajmërojmë nganjëherë për këto mungesa”, ka thënë Gërvalla.