Një lajm i mirë arriti në Prishtinë nga New York i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi”, të cilët përfaqësuan Republikën e Kosovës, kanë zënë vendin e dytë në Olimpiadën “GENIUS 2017”.
Nxënësit Blerona Zulfaj, Kaltrina Hyseni, Çlirimtare Ramadani, Ema Halimi, Emira Jetishi, Elena Hyseni dhe Zana Shehu, të shoqëruar nga Profesoresha Eriona Basha janë shtatë shkencëtaret e reja kosovare që kanë marrë medalje argjendi (çmimi i dytë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “ GENIUS- 2017”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.
Në saje të rezultateve të vlerësuara nga kjo garë nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi” njëkohësisht kanë fituar edhe bursat nga Oswego State University of New York.
Ato fituan të drejtën e bursës për shkollimin në State University of New York falë medaljes së argjendtë me projektet inovative shkencore, thuhet nënjoftimin nga ky gjimnaz.
Blerona Zulfaj dhe Kaltrina Hyseni u stolisën me medalje argjendi dhe bursë 48,000 dollarë për 4 vite të drejtën e shkollimit në State University of New York.
Çlirimtare Ramadani dhe Ema Halimi morën certifikatë nderi për arritje dhe bursë 36, 000 dollarë për 4 vite dhe të drejtën e shkollimit në State University of New York.
Emira Jetishi dhe Elena Hysenimorën certfikatë nderi për arritje dhe bursë 36, 000 dollarë për 4 vite dhe të drejtën e shkollimit në State University of Neë York.
Zana Shehu mori certifikatë nderi për arritje dhe po ashtu 36, 000 dollarë bursë për katër vite shkollimi te i njëjti universitet.
Projektet e nxënësve të Gjimnazit “Hasan Nahi” në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin mbi 3500 projekte shkencore nga 136 shtete të Botës prej të cilave u zgjodhën 1,250 nga projektet finalistë.
Me 136 shtete nga gjithë bota dhe mbi 1250 projekte të cilat garuan në finale, gjimnazistët kosovarë arritën të konkurrojnë me botën e të marrin medaljen e argjentë në garën ndërkombëtare “ GENIUS- 2017”.
Gjimnazi “Hasan Nahi”, prej themelimit të tij në vitin 2013, i ka sjell Kosovës 30 medalje ndërkombëtare. /Telegrafi/