Menaxhmenti i një shkolle në Angli ka suspenduar nxënësit të cilët shfaqen në një video të publikuar në internet, ku gjatë pushimit të gjatë shihen duke thithur pluhur të bardhë (drogë).
Videoja është filmuar në shkollën North East në Angli, ku dy djem dëgjohen duke qeshur derisa thithin pluhurin e bardhë nga një qese e vogël e najlonit, transmeton Telegrafi.
Ata ia afrojnë njëri-tjetrin qesen me drogë për ta thithur paksa, kurse një vajzë dëgjohet duke thënë se është “droguar”, dhe më pas kamera drejtohet te një djalë i cili thotë: “po është mentë”.
Videoja është shikuar nga 25 mijë persona që kur është publikuar në Facebook, kurse nxënësit besohet të jenë nxënës të klasës së nëntë, dhe substancën e dyshimtë që e thithin është drogë e llojit M-Cat.
Menaxhmenti i shkollës ka konfirmuar se nxënësit janë suspenduar derisa përfundojnë hetimet nga policia. /Telegrafi/