Mësimdhënësi, Begatim Bytyqi, u ther me thikë nga një nxënës i tij.
Arsye për këtë incident që ndodhi në mesditë në afërsi të shkollës teknike “Shaban Spahija” në Pejë, ishte vërejtja me shkrim e profesorit për djalin që edhe më herët ishte dërguar në para-përjashtim, njofton Klan Kosova.
Vetë profesori që u sulmua, me të marrë ndihmën mjekësore, u lëshua për në shtëpi, mirëpo nuk pranoi të flas për rastin.
Veçse zëvendësdrejtori pohon se ai nuk është mirë emocionalisht.
https://www.youtube.com/watch?v=L3rcs4SqcJ4