Telegrafi

Nxënësi iu dërgon mesazhe mësimdhënësve në Prizren, kërcënon se ka një listë të nxënësve që “do t’u bëj keq”

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në një shkollë të Prizrenit.

Drejtori i shkollës ka raportuar në polici të martën e 30 majit se njëri nga nxënësit iu ka dërguar mbi 30 mesazhe kërcënuese mësimdhënësve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“I mituri ka kanosur mësimdhënësit nëpërmjet WhatsApp dhe iu ka dërguar mbi 30 mesazhe”, ka thënë ai, duke shtuar se nxënësi ka deklaruar se e ka bërë një listë të nxënësve që “do t’u bëj keq”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit janë marrë me rastin. Është intervistuar edhe prindi i  nxënësit”, ka përfunduar Bytyqi./Telegrafi/