Telegrafi

I nxehti përvëlues dhe protestat në Prishtinë – fotografitë që shënuan javën

Java që po mbyllet u karakterizua me ditë super të nxehta të verës, por edhe me protesta.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), protestuan në Prishtinë kundër miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilin nuk janë përfshirë kategoritë e dala nga lufta.

Protesta e Veteranëve /Foto: Ridvan Slivova/

Protesta e Veteranëve /Foto: Ridvan Slivova/

Pas protestave të veteranëve, presidentja e vendit Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesit e OVL e UÇK-së.

Përfaqësuesit e OVL e UÇK-së gjatë takimit me presidenten, Vjosa Osmani /Foto: Rdivan Slivova/

Pos protestave të veteranëve këtë javë u protestua edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, saktësisht kundër pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga Serbia.

Protesta për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës /Foto: Ridvan Slivova/

Protesta për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës /Foto: Ridvan Slivova/

Kjo javë në Kosovë u shënua me temperatura përvëluese. Fotoreporteri Ridvan Slivova ka kapur disa nga momentet e qytetarëve që kërkonin të freskoheshin me ujë në sheshet e Prishtinës.

 

Vala e të nxehtit mbërthen Kosovën /Foto: Ridvan Slivova/

Vala e të nxehtit mbërthen Kosovën /Foto: Ridvan Slivova/