Site icon Telegrafi

I nxehti afrikan arrin në Kosovë – temperaturat shënojnë rritje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pas këtyre ditëve me reshje shiu dhe temperatura nën vlerat e mesatareve,  kjo javë parashihet të jetë stabile dhe me rreze dielli.

IHMK njofton se kjo situatë meteorologjike vie si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Sot do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

IHMK njofton se, gjatë këtyre pesë ditëve  do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Gjatë gjithë javës IHMK gjithashtu ka apeluar që të kemi kujdes që në orët e pikut nga orab 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyera dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike( tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj./Telegrafi/

Exit mobile version